image Ronaldo largohet nga Juventusi? Këto lëvizje të portugezit ngjallin dyshime të mëdha

Futboll

Ronaldo largohet nga Juventusi? Këto lëvizje të portugezit ngjallin dyshime të mëdha

news image

Juventusi u eliminua nga Liga e Kampioneve, por megjithatë Cristiano Ronaldo është në vendin ku do të zhvillohet edhe finalja mes Bayernit të Munihut dhe PSG-së. Duket se janë pikërisht këta të fundit shkaku i rikthimit në atdhe të 35-vjeçarit. Nuk është një mister që drejtori Leonardo është fiksuar pas portugezit, ndaj të qenurit së bashku në të njëjtin qytet mund të jetë arsyeja për ta thelluar bisedën për një transferim të CR7 në Paris.

Kur e gjithë bota e dinte se sulmuesi ishte me pushime në jahtin e tij në brigjet e Gjenovës, Cristiano Ronaldo është pikasur në një hotel të Lisbonës nën shoqërinë e bashkëshortes. Kjo e fundit kishte postuar edhe një fotografi në jaht, por me sa duket ishte një përpjekje për të hutuar mediat. Të njëjtën gjë duket se e ka bërë edhe kompania që merret me sigurinë e Ronaldos. Ata kanë përdorur disa lëvizje me makina për të stisur një lëvizje të lojtarit, i cili më pas është parë duke hyrë në një hotel nën shoqërinë e bashkëshortes dhe djalit të tij.

Nuk dihet ende arsyeja e pranisë së Ronaldos në Lisbonë, por burime të ndryshme japin versione po aq të ndryshme. Disa thonë se portugezi po zhvillon disa takime biznesi në lidhje me hotelet që zotëron në Portugali, teksa të tjerë konfirmojnë se po bisedon me PSG-në për një transferim në Francë.

Ishte vetë CR7 që pas eliminimit nga Lyoni bëri thirrje për reflektim dhe mendime drejt së ardhmes, e pavarësisht telefonatave me trajnerin e ri Andrea Pirlo, numri 7 i bardhezinjve mund të mos jetë krejtësisht i bindur për qëndrimin në Torino.

Në ditët në vijim do të zbulohet më shumë rreth kësaj çështjeje e mbi të ardhmen e Ronaldos, i cili për herë të parë pas 13 vitesh mungoi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. /Sinjali Sportiv