image Ronaldo e “izolon” veten në Portugali, nuk rikthehet në Itali

Futboll

Koronavirusi/ Ronaldo e “izolon” veten në Portugali, nuk rikthehet në Itali

news image

Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te qyteti i tij i lindjes, madeira pasi Juventusi konfirmoi se Daniele Rugani është testuar pozitiv për koronavirusin.

Juventusi ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në Torino dhe do të qëndrojë në Portugali.

“Cristiano Ronaldo nuk ka stërvitur dhe qëndron në Madeira” – thuhej në komunikatën e Juventusit.

Ronaldo ka udhëtuar në Portugali me datë 9 mars për herë të dytë në ditët e fundit për ta vizituar nënën e tij, Dolores Aveiro, e cila pësoi sulm tru më herët këtë muaj./Gazeta Sinjali/