image "Ronaldo do të ishte perfekt për Arsenalin"

Futboll

“Ronaldo do të ishte perfekt për Arsenalin”

news image

Legjenda e Arsenalit, David Seaman, ka thënë se Cristiano Ronaldo do të ishte “perfekt” për Arsenalin, pasi kontrata e tij me Man Utd u ndërpre para kohe.

Ronaldo tani është një agjent i lirë pasi komentet e tij të bëra në TalkTV të Piers Morgan bënë që United të ndahej me lojtarin. Seaman lavdëroi portugezin që tha “të vërtetën” në atë intervistë dhe beson se ai do të ishte i përshtatshëm për skuadrën e Mikel Artetës.

“Ronaldo është larg nga përfundimi dhe ai do të ishte perfekt për Arsenalin”, tha Seaman për TalkTV. “Unë do ta duartrokisja atë sepse padyshim që ai po flet të vërtetën. Shumë gjëra me të cilat ai doli, nuk janë gjëra që nuk i kemi dëgjuar. Kemi dëgjuar shumë lojtarë të tjerë me përvojë që ankohen dhe kritikojnë Man United për mënyrën e lojës në terren. Kjo më tronditi dhe kjo nuk duhet të ndodhte. Ai ka qenë në të gjithë botën dhe ka parë sesi kudo ka përparuar dhe ai kthehet në Man Unitedin e tij të dashur dhe asgjë nuk ka ndryshuar.”

Komentet e Seaman vijnë mes thashethemeve të shumta në lidhje me destinacionin e ardhshëm të sulmuesit, ndërsa u raportua se një klub saudit ishte i gatshëm t’i ofronte Ronaldos një mega-marrëveshje për ta tërhequr atë nga Premierliga.

/GazetaSinjaliSport/