image Roma synon huazimin e të riut anglez

Futboll

Roma synon huazimin e të riut anglez

news image

Roma është duke shikuar për përforcime gjatë janarit në mënyrë që të garojë për të përfunduar në top katër.

Skuadra e Jose Mourinho duket që është shumë afër për të nënshkruar me talentin e Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles gjatë afatit kalimtar të janarit.

Eksperti i transferimeve, Ginaluca di Marzio raporton se mbrojtësi i krahut të djathtë do arrijë në formë huazimi, me të drejtë blerje në fundin e sezonit.

Di Marzio tregon se në orët e fundit ka pasur kontakte të thella mes dy klubeve që duan ta kompletojnë sa më parë marrëveshjen.

Raportohet se ka mbetur vetëm çështja e kartonit të futbollistit të shqyrtohet, pastaj marrëveshja do jetë e kryer. /Gazeta Sinjali Sporti/