Grupi legjendar i rockut, “Rolling Stones” e ka paralajmëruar presidentin e SHBA-së, Donald Trump se mund të përballet me gjyq nëse vazhdon t’i përdorë këngët e tyre në tubimet e fushatës së tij zgjedhore.
Në fillim të këtij muaji, familja e muzikantit të rock-ut, Tom Petty, lëshoi një letër për fushatën Trump mbi përdorimin e paautorizuar të këngës së tij “I Won’t Back Down” në tubimin në Tulsa.
BMI raportohet se në emër të “Stones” e ka njoftuar fushatën e Trump se përdorimi i këngëve të tyre pa leje do të përbëjë një shkelje të marrëveshjes së saj të licencimit dhe do të jetë subjekt i veprimit juridik.
Në një deklaratë të postuar në Twitter, familja tha se artisti i ndjerë “nuk do të dëshironte kurrë që kënga e grupit të përdoret në një fushatë të urrejtjes”, shkruan “BBC”. /Gazeta Sinjali