image Në lokalet e Prishtinës sot do të dëgjohen vetëm këngët e Nexhmije Pagarushës

Art & Dizajn

Fatkeqësi/ Në lokalet e Prishtinës sot do të dëgjohen vetëm këngët e Nexhmije Pagarushës

news image

Në lokalet e Prishtinës sot do të dëgjohet kënga e Nexhmije Pagarushës. Kjo do të bëhet pas koordinimit në mes të shoqatës së Gastronomëve dhe ministren e Kulturës, Vlora Dumoshin, në nderim të bilbilit të Kosovës.

“Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njëjtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona’, thuhet në njoftim e shoqatës së Gastronomëve.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 86 vjeçare.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj.

E pas varrimit, e pamja do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera deri më datë 11.02.2020 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nga 8:00 deri në 17:00.