Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është absurde që të vihet deri te konfrontimet për shkak të targave të veturave.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka kërkuar vullnet politik për shtensionim dhe kompromise bazuar në marrëveshjet e Brukselit.
“Nevojitet vullnet urgjent politik për shtensionim dhe kompromise bazuar në marrëveshjet e Brukselit. Është absurde të rrezikohen konfrontimet e dhunshme për shkak të targave të veturave teksa po zhvillohet lufta brutale kundër Ukrainës nga Rusia me viktima tashmë të panumërta”, shkroi Rohde.