Dy muaj më parë Robert Berisha konfirmoi lidhjen e tij të dashurisë me modelen Laureta Maqedonci.
Çifti madje së fundmi ishin edhe në pushime së bashku, derisa nuk mungonin fotografitë e publikuara në rrjete sociale.
Por, duket se jo gjithçka po shkon mirë për çiftin!
Këngëtari ka zhdukur të gjitha fotografitë me Lauretën nga llogaria e tij në Instagram, kurse modelja Maqedonci ka mbyllur llogarinë e saj.
Kujtojmë se Roberti për 14 vite ka qenë i martuar me Nora Istrefin, teksa kanë dhe një vajzë të quajtur Renee.