image Menaxheri i Taynës në karantinë brenda konvikteve studentore, shanë qeverinë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Menaxheri i Taynës në karantinë brenda konvikteve studentore, shanë qeverinë

news image

Së bashku me këngëtarin e njohur, Robert Berisha edhe menaxheri i reperes Tayna, Rinor Hykolli, është futur në karantinë, në një nga konviktet e Qendrës Studentore në Prishtinë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ai e ka sharë qeverinë.

Kushtet e mjerueshme brenda konviktit e ka treguar edhe Roberti, përmes një postimi ku tha se duke ikur nga virusi janë futur tek një vend ku është tejet i papastër.

Nuk dihet nëse bashkë me Robertin dhe Rinorin është edhe reperja Tayna, pasi së fundmi është raportuar se ajo ndodhet në Nju Jork.

Aty brenda do të qëndrojnë për 14 ditë./GazetaSinjali/