image Robben: Topi më thërret

Futboll

Futboll/ Robben: Topi më thërret

news image

Arjen Robben, ish-futbollist i skuadrave të mëdha ne Europë si Chelsea, Real Madridit e Bayen, si dhe i përfaqësueses së Holandës, më një komunikim në rrjetet sociale të klubit të tij të fundit (Bayern i Mynihut) e pranoi se i mungon shumë futbolli. Kujtojmë që 36-vjeçari është tërhequr thuajse një vit më parë nga futbolli i luajtur:

“Në fillim, futbolli nuk më mungonte fare, pastaj vjen një fazë e dytë kur ndihet thirrja e topit. Në atë pikë ka menduar se ndoshta do të më pëlqente të luaja edhe për pak kohë. Ndonjëherë i kam patur në kokë këto mendime.”

Më tej, Robben shpjegon se nuk ka ndërmend të marrë ndonjë vendim të guximshëm.

“Ndoshta kjo është një ndjenjë që si ish-sportist do ta kem gjithmonë brenda meje. Kur vendos të tërhiqesh, nuk të pret askush dhe ke nevojë për diçka për të cilën ia vlen të çohesh në mëngjes nga shtrati. Në rastin tim, janë fëmijët e mi. Për momentin nuk kam asnjë plan të veçantë.”