Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar Telekomin e Kosovës, me ç’rast është takuar me u.d. kryeshefen, Burbuqe Hana.
Ministrja tha se gjatë vizitës që iu është bërë kësaj ndërmarrjeje më parë ishin së bashku me kryeministrin, ku kanë vërejtur ndryshime për të mirë.
Rizvanolli tha se Telekomi po kthjellet dhe se operimi do të fillojë edhe në veri të vendit dhe se nga marsi do të rritet cilësia e shërbimeve.
“Telekomi nuk ka bërë asnjë investim që nga viti 2015 dhe jemi në një fazë të ndërrimit të Valës dhe jemi duke punuar për ta shtrirë gjitha shërbimet në gjitha qytetet e Kosovës. Telekomi është duke u zgjeruar edhe në veri të vendit”, tha Rizvanolli.
Më tej Ministria e Ekonomisë theksoi se gjatë vitit në vijim do të fillojë zbatimi i dy projekteve me rëndësi, siç është Kodi i Unionit të Telekomit dhe Vala do të jetë e Kosovës më në fund dhe jo i Monakos.
“Telekomi është shpallur nga Oda Ekonomike si tatimpaguesi më i rregullt i vitit 2022” tha Riznavnolli.
Sipas ministres të hyrat e këtij viti janë rritur për 8 për qind dhe shpenzimet janë ulur pë rreth 9 për qind.
“302 punëtorë e kanë marrë pakon dalëse dhe këto dalje nuk kanë ndikuar negativisht në punën e Telekomit, por që kanë ndikuar pozitivisht”, tha Rizvanolli.