Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se situata me energji elektrike vazhdon të mbetet e ndjeshme.
Ajo ka thënë se kjo situatë është si shkak i krizës së energjisë në Evropë.
“Situata me furnizimi me energji elektrike do të vazhdojë të mbetet e ndjeshme ndaj krizës së energjisë në Europë”, ka thënë Rizvanolli.
Më tej ajo ka thënë se Qeveria ka marrë masa për t’i ndihmuar qytetarët.
“Ne përgjatë kësaj kohe kemi ndërmarrë disa veprime e masa për të ndihmuar qytetarët për ta kaluar krizën energjetike më lehtë”, ka thënë më tej Rizvanolli.