image Rizvanolli: Nuk ka gati asgjë më patriotike se kursimi i energjisë

Financa

Rizvanolli: Nuk ka gati asgjë më patriotike se kursimi i energjisë

news image

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se thirrjet e Qeverisë për kursim të energjisë sollën rezultate brenda disa ditësh.

Ajo tha se gjatë muajit shkurt ka pasur rënie të konsumit për 10 për qind më shumë se që ishte parashikuar, derisa shtoi se në këtë kohë nuk ka gati asgjë më patriotike se kursimi i energjisë elektrike.

“Dallimi në çmim të importit në 18:00 pasdite dhe në 23:00 të natës është shumë i madh, gjatë shkurtit kemi pasur ulje të konsumit për 10 për qind në krahasim me atë që ka qenë e parashikuar, është shumë mirë që njerëzit kanë kursyer energji, dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që kanë kursyer, që kanë racionalizuar duke e përdorur më shumë energjinë gjatë natës, sepse në këto momente që po jetojmë gati nuk ka asgjë më patriotike dhe më të mirë për xhepin tonë dhe buxhetin e shtetit që të kursehet energjia elektrike”, tha ajo në KlanKosova.

Ministrja e Ekonomisë tha se kriza energjetike pritet të vazhdojë. Duke folur për kritikat e opozitës për menaxhimin e kësaj krize, ajo tha se nuk duhet pasur iluzion që gjërat mund të ndryshojnë brenda natës, derisa shtoi se Qeveria është duke punuar në disa projekte për efiçiencën e energjisë që kapin shifrën e 10 milionë eurove për këtë vit.

Çfarë jemi duke punuar për muajt dhe vitin e ardhshëm janë projektet e efiçiencës së energjisë, dhjetëra milionë euro investime në efiçiencë të energjisë parashihen për këtë vit, menaxhohen përmes institucioneve të ndryshme, disa përmes bashkëpunimit me donatorët dhe disa përmes institucioneve vendore, do t’i përmend vetëm disa, në proces të realizimit për sivjet janë 9 ndërtesa dhe 250 shtëpi, po flasim për termoizolime me ndihmën e MCC-së dhe 410 gra ndërmarrëse kanë marrë grante për masat e efiqiencës për bizneset e tyre, 67 projekte në 21 komuna në ndërtesa, ndriçim publik dhe fotovoltaike, tanimë ndoshta kanë filluar, në fund të marsit ka qenë i paraparë realizimi i tyre të projekteve të ndryshme në efiçiencë të energjisë”.

/GazetaSinjali/