Për zgjatjen e masave emergjente edhe për 30 ditë për furnizim me energji, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli i’u përgjigj deputetëve në seancën e jashtëzakonshme se të gjitha çështjet janë shqyrtuar tash disa herë.
“Për numrin e ditëve të masave të cilat janë zgjatur e ndërprerë, nuk janë 240 ditë”, tha Rizvanolli.
Ministrja e Ekonomisë më tej theksoi se ligji lejon të zgjaten masat emergjente deri në 180 ditë.
“Për herë të parë shpalljen masave emergjente Qeveria e ka kërkuar në gusht. Meqë situata me energji nuk është përmirësuar Qeveria ka marrë vendim për zgjatje edhe dy herë nga 30 ditë”, tha Rizvanolli.
Më tej ajo theksoi se Qeveria ka miratuar vendimin për zgjatjen e sërishme të masave.