Një recetë mjaft interesante dhe shumë e shijshme është rizoto me mandarina.
Kjo recetë përgatitet për 40 minuta dhe masa e dhënë në këtë artikull është e paraparë të shërbehet për katër persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Përbërësit: 500 gr mandarinë, 360 gr oriz, 80 gr djathë kaçkavall (i grirë), lëng perimesh, sheqer kaf, vaj ulliri, kripë dhe piper.
Përgatitja: Për përgatitjen e kësaj recete, mbajeni mënjanë një mandarinë të tërë; ju nevojitet për dekorimin përfundimtar. Grini lëkurën e 5 mandarinave, më pas shtrydhini të gjithë duke marrë 250-300 gr lëng.
Skuqeni orizin në një tigan të nxehur më parë me pak kripë dhe vaj, më pas shtoni dhe lëkurën e grirë dhe përziejeni mirë. Shuajeni orizin me gjysmën e lëngut të mandarinave dhe vëreni të ziejë, duke lagur here pas here me lëngun e perimeve shumë të nxehtë, përreth 15-16 minuta. Ndajeni në feta mandarinën e lënë mënjanë pa e qëruar dhe karamelizojeni në tigan me pak sheqer. Hiqeni nga zjarri rizoton dhe shtojini sipër kaçkavallin e grirë, 2-3 lugë vaj ulliri, pak piper dhe pjesën e mbetur të lëngut të mandarinave.
Shërbejeni me fetat e karamelizuara./Gazeta Sinjali/