image Rizoto me shegë - recetë e shijshme për drekë - Sinjali

Rizoto me shegë – recetë e shijshme për drekë

news image

Nëse dëshironi të përgatisni një drekë të shijshme, atëherë receta e rizotos me shegë është e duhura.

Kjo recetë përgatitet për 20 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për dy persona, transmeton Gazeta Sinjali.

Përbërësit: 250 gr oriz, 2 kokërr shegë, 100 ml verë e bardhë, 1 kokërr qepë, 10 gr djathë parmixhano, 10 gr gjalpë, 30 ml vaj ulliri, 10 gr kripë dhe 1 gr piper.

Përgatitja: Hapeni shegën, merrini të gjitha kokrrat dhe shtrydhini. Hidhni në një tigan 2 lugë vaj ulliri, ngroheni paksa dhe shtoni qepën, të cilën e keni grirë shumë imët. Pasi të jetë zverdhur shtoni orizin, përzieji të dyja bashkë derisa orizi të marrë një ngjyrë të artë. Shuajeni me verën e bardhë dhe lëreni në zjarr deri sa të avullojë. Hidhni lëngun e shegës te rizoto dhe përziejeni deri sa ajo të jetë thithur plotësisht nga orizi , më pas shtoni lëngun e ngohtë, i cili mund te jetë lëng pule ose i thjeshtë. Kini parasysh që lëngun duhet ta shtoni herë pas here në mënyrë që të bëhet rizoto. Pasi të ketë përfunduar rizoto, shtoni disa kokrra shege, një lugë çaji me gjalpë dhe pak piper. Spërkateni me pak djathë dhe pjata është gati./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: