Recetën e rizotos me kërpudha mund ta përgatisni për 30 minuta.
Përbërësit:
Oriz, 2 pako gjalpë, qepë (e grirë), 2 gota lëng perimesh, kërpudha (në kavanoz), djathë Grana Padano, majdanoz (i grirë), 1 degë rozmarinë dhe pak piper.
Përgatitja:
Në një tigan skuqni gjalpin dhe qepën e grirë. Trazojini mirë dhe shtoni orizin Carnaroli. Pas 3 minutash shtoni lëngun e perimeve dhe pak piper.
Tani shtoni kërpudhat. I përzieni mirë dhe shtoni pak majdanoz. Shtoni edhe një tjetër pako gjalpë.
Grini sipër djathin Grana. I trazoni edhe njëherë dhe pas 3 minutash i hiqni nga zjarri.
Shërbejeni rizoton e ngrohtë në një pjatë dhe sipër i vendosni degën e rozmarinës.