Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka postuar imazhe të reja të realizuara nga fotosesioni për revistën prestigjioze “Love”, shkruan Gazeta Sinjali.
Këngëtarja kishe pozuar e zhveshur për revistën “Love”, ndërsa tani ka postuar një video pa hezituar t’i tregoj linjat e saj eksplicite.
“Videoja ime për revistën Love është publikuar. Jam e lumtur për bashkëpunimin me këtë ekip të mrekullueshëm”, ka shkruar këngëtarja, në një postim në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.
Së fundmi, 29-vjeçarja, ka nisur edhe një biznes të ri me produkte shtëpie. “Rita Ora Home” quhet biznesi i saj, ndërsa dy prej koleksioneve të saj i emëroi në bazë të dy kryeqyteteve shqiptare, Prishtina dhe Tirana./GazetaSinjali/