image Rita Ora merr pjesë në mbrëmjen e organizuar nga UNICEF, shkëlqen me fustan transparent

Bota e Yjeve

Rita Ora merr pjesë në mbrëmjen e organizuar nga UNICEF, shkëlqen me fustan transparent

news image

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ishte e pranishme në mbrëmjen e organizuar nga UNICEF në Capri të Italisë.

Në këtë mbrëmje ishte e ftuar si ambasadore nderi e organizatës më të famshme në botë, e cila shkëlqente me një fustan transparent.

“Evenimenti i parë dhe me tapet që nga izolimi. Një kënaqësi e madhe dhe falemnderit UNICEF që më keni ftuar sërish këtë vit si një interpretuese dhe ambasadore. Jam shumë krenare për gjithë punën që po e bëni”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/CEgzl1zD14u/?utm_source=ig_embed

Përveç se ishte e pranishme Rita Ora, ishte edhe nëna dhe motra e saj, Vera Ora dhe Elena Ora.

Theksojmë që artistja javë më parë, mbajti një koncert live në Instagram bashkë me UNICEF-in, ku u dhuruan donacione për të ndihmuar fëmijët e prekur nga kriza e koronavirusit. /Gazeta Sinjali/