image Rita Ora: Lutuni për Shqipërinë

Bota e Yjeve

Rita Ora: Lutuni për Shqipërinë

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar pas tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm.

Artistja shqiptare përmes rrjetit social Instagram, i ka lutur ndjekësit e saj të luten për Shqipërinë, transmeton Gazeta Sinjali.

Lutuni për Shqipërinë. Zemra ime është me të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze në një postim në InstaStory.

Deri më tani mediat e Shqipërisë raportojnë se numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 15, ndërsa raportohet se 28 persona janë shpëtuar deri më tani. /Gazeta Sinjali/