image Rita Ora ka një këshillë për fansat

Bota e Yjeve

Showbiz/ Rita Ora ka një këshillë për fansat

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron miliona ndjekës.

Së fundmi, artistja ka publikuar disa imazhe nga koncerti që ka mbajtur në Paris, ku shfaqet tejet tërheqëse, transmeton Gazeta Sinjali.

Së bashku me këto fotografi, Rita ka vendosur t’i këshillojë ndjekësit e profilit të saj në Instagram.

Nuk e di për ju, por nëse nuk i beson vetës atëherë kush do ta bëj… Faleminderit për një vikend të paharrueshëm. Paris!! Do shihemi së shpejti”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze.

https://www.instagram.com/p/B2j2DyBFtAY/

Në këto imazhe, këngëtarja shqiptare ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë fjalët më të mira për të.

Ndryshe, “Ritual” është projekti i fundit muzikor i Ritës në bashkëpunim me Tieston dhe Jonas Bule. Kënga është publikuar më 30 maj dhe deri më tani numëron mbi 25 milionë klikime në kanalin Youtube./Gazeta Sinjali/