image Rita Ora ka një befasi për fansat pas pushimeve: Mezi pres t'ju tregoj se çfarë kam përgaditur

Bota e Yjeve

Rita Ora ka një befasi për fansat pas pushimeve: Mezi pres t’ju tregoj se çfarë kam përgaditur

news image

Këngëtarja kosovare me famë botërore , Rita Ora po vazhdon t’i shijojë pushimet në Korfuz të Greqisë.

Rita në këto pushime po shoqërohet nga familja, i dashuri dhe miqtë e saj.

Artistja është fotografuar vazhdimisht nga paparacët gjatë pushimeve, e cila ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet në bikini.

Së fundmi, këngëtarja publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqte linjat e saj trupore.

https://www.instagram.com/p/CEFgU7SDhdW/?utm_source=ig_embed

Në mbishkrimin e fotografisë, Ora tha se ka një arsye të veçantë se pse i ka dhënë vetes kaq kohë pushim.

“Në jetë duhet të jetoni në moment dhe të jeni mirënjohës për të tashmen dhe gjithçka që qëndron para jush, jo pas jush! Kam pasur një nga udhëtimet më të mahnitshme ndonjëherë. Faleminderit resortit Ultima Collection. Unë jam shumë mirënjohëse për ju dhe stafin tuaj të mrekullueshëm. Unë jam përgjithmonë mirënjohëse por do të duhet të kthehem në punë. Nuk mund të pres që t’ju tregoj të gjithëve pse e bëra këtë pushim dhe atë që unë dhe ekipi im kemi qenë duke ‘gatuar’ për ju të gjithë! Është kaq emocionuese! Qëndroni në linjë! Diçka po vjen”, shkroi Rita Ora në Instagram.

Rita gjatë kohës së karantinës ka punuar vazhdimisht në këngë të reja, së bashku me miqtë e saj, me të cilët qëndroi e izoluar për muaj të tërë./Gazeta Sinjali/