image Ringritja në pandemi, ekonomia amerikane krijoi 4.8 milionë vende pune në qershor

Botë

Ringritja në pandemi, ekonomia amerikane krijoi 4.8 milionë vende pune në qershor

news image

Vetëm gjatë qershorit, punëdhënësit amerikanë kanë hapur 4.8 milionë vende pune, një numër i konsiderueshëm, teksa përqindja e papunësisë ka rënë në 11.1%.

Tregu i punës u përmirësua për të dytin muaj me radhë, megjithatë është ende shumë larg kompensimit të humbjeve kolosale që pësoi këtë pranverë për shkak të pandemisë. Vendi ka rifituar tani afro një të tretën e vendeve të punës të humbura në pandemi.

Me rritjen e numrit të rasteve në shumë shtete, shumë të dhëna lënë të kuptohet se rimëkëmbja e vendeve të punës mund të ngecë. Në shumë shtete, disa restorante, bare dhe biznese të tjera që ishin rihapur, po detyrohen të mbyllen përsëri.

Ekonomistët kishin paralajmëruar prej kohësh se përfitimet ekonomike të rihapjes së bizneseve, nuk do të zgjasnin shumë nëse virusi nuk vihej nën kontroll. /Gazeta Sinjali