image Rina nuk heziton të tregojë se është e lumtur, publikon foto nga pushimet krah të dashurit

Bota e Yjeve

Showbiz/ Rina nuk heziton të tregojë se është e lumtur, publikon foto nga pushimet krah të dashurit

news image

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Rina Balaj, anipse ka disa muaj që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor, ajo është tejet aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi në profilin e saj në Instagram, artistja ka publikuar një imazh përkrah të dashurit, rep-artistit të njohur Sin Boy, transmeton Gazeta Sinjali.

Dyshja po kalon disa ditë pushimi në Greqi dhe nuk dihet nëse do të publikojnë bashkëpunimin e paralajmëruar muaj më parë.

Kujtojmë se Rina dhe Sin Boy kishin bashkëpunuar edhe më herët në muzikë. Dyshja patën publikuar këngën “Gigi” në vitin 2018, e cila ishte pëlqyer shumë nga publiku./Gazeta Sinjali/