Rep-artistes shumë të përfolur shqiptare Rina Balajt, ia kanë publikuar ilegalisht këngën e re “Tentacion”.
Kënga është në bashkëpunim me rep-artistin gjithashtu të njohur Sin Boy, transmeton Gazeta Sinjali.
Anipse kënga ishte paralajmëruar se do të publikohej më 28 nëntor, kjo nuk ndodhi pasi tërmeteve të fuqishme që goditën Shqipërinë më 26 nëntor, e që mbetën të vdekur 51 persona.
Për publikimin e kësaj kënge nuk kanë reaguar asnjëri nga artistët dhe mbetet të shihet se kur do të vendosin ta publikojnë versionin origjinal të këngës.
“Tentacion” ka marrë komente të shumta pozitive në YouTube dhe siç duket do të jetë njëra ndër këngët më të dëgjuara këtë sezon./Gazeta Sinjali/