image Rina Balaj e lë muzikën, ish-kompania menaxhuese ia merr edhe Instagramin

Bota e Yjeve

Showbiz/ Rina Balaj e lë muzikën, ish-kompania menaxhuese ia merr edhe Instagramin

news image

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Rina Balaj, ka hequr dorë nga muzika.

Këtë e ka bërë të ditur ish-menaxheri i saj Met Elshani, transmeton Gazeta Sinjali.

Elshani përmes një shkrimi të publikuar në Instastory, ka treguar se Rina ka lënë muzikën, si dhe që nuk është më pjesë e “On Records”.

Sa i përket Instagramit është pronë e On Records me kontratë, flm për mirëkuptim“, ka shkruar ai ndër të tjera.

@mettelshani

Mirëpo për këtë gjë nuk ka reaguar vetë artistja dhe mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse me të vërtetë më Rina nuk do të jetë pjesë e estradës shqiptare.

Kujtojmë se në fillim të muajit tetor, motra e Rinës pati treguar se ajo është larguar nga rrjetet sociale për arsye personale.

Ndryshe “Ideal” është kënga e fundit e rep-artistes në bashkëpunim me Koston. Kënga është publikuar në muajin korrik dhe deri më tani numëron mbi 9 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/