Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Rina Balaj, ka hequr dorë nga muzika.
Këtë e ka bërë të ditur ish-menaxheri i saj Met Elshani, transmeton Gazeta Sinjali.
Elshani përmes një shkrimi të publikuar në Instastory, ka treguar se Rina ka lënë muzikën, si dhe që nuk është më pjesë e “On Records”.
“Sa i përket Instagramit është pronë e On Records me kontratë, flm për mirëkuptim“, ka shkruar ai ndër të tjera.
Mirëpo për këtë gjë nuk ka reaguar vetë artistja dhe mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse me të vërtetë më Rina nuk do të jetë pjesë e estradës shqiptare.
Kujtojmë se në fillim të muajit tetor, motra e Rinës pati treguar se ajo është larguar nga rrjetet sociale për arsye personale.
Ndryshe “Ideal” është kënga e fundit e rep-artistes në bashkëpunim me Koston. Kënga është publikuar në muajin korrik dhe deri më tani numëron mbi 9 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/