image Rikthimi i mundshëm në Angli, skuadra nga ishulli interesohet për Ramseyn

Futboll

Rikthimi i mundshëm në Angli, skuadra nga ishulli interesohet për Ramseyn

news image

Newcastle kanë përgatitur një marrëveshje për ta transferuar Aaron Ramseyn, transmeton Sinjali Sport.

Mesfushori uellsian ka parë që nuk ka të ardhme te skuadra e Juventusit dhe është i lidhur me një kalim në Angli.

Newcastle e kanë pyetur Juventusin për Ramsey, se a është në dispozicion për t’u shitur, por ende nuk është kthyer ndonjë përgjigje.

Mediumi “Goal” mëson se skuadra angleze ka shfaqur interesim për ish lojtarin e Arsenalit.

Ramsey që nga transferimi te zonja e vjetër nuk e ka gjetur vetën, derisa në Evropianin e kësaj vere me kombëtaren e Uellsit i tregoj edhe njëherë aftësitë e tij. /GazetaSinjaliSporti/