image Rikthimi i koronavirusit në Pejë, drejtori i Shëndetësisë paralajmëron rritje të rasteve të reja

Shëndetësi

Rikthimi i koronavirusit në Pejë, drejtori i Shëndetësisë paralajmëron rritje të rasteve të reja

news image

Mbrëmë në Kosovë janë konfirmuar 49 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 7 nga Komuna e Pejës.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, ka thënë për Gazetën Sinjali se numri i të infektuarve mund të rritet pasi ditëve të fundit janë bërë testime masive për shkak të rikthimit të koronavirusit në këtë komunë më 11 qershor, ku u regjistruan tetë raste të reja pozitive me COVID-19.

“Ditëve të fundit kemi pasur rritje të rasteve me koronavirus dhe mendoj se ky numër do të vazhdojë të rritet pasi ditëve të fundit kemi bërë testime massive. Gjendja shëndetësore e të prekurve  në përgjithësi është e stabile. Të gjithë janë të vetizoluar nëpër shtëpitë e tyre, përveç  dy personave që janë në gjendje më të rëndë për shkak të sëmundjeve të tjera shoqëruese, të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë. Të gjitha këto raste janë si pasojë e kontaktit me personin që kishte rezultuar pozitiv dhe kemi dyshime se rrjeti i të prekurve mund të rritet”, ka thënë Loci për Gazetën Sinjali.

Kujtojmë se, për tre muaj të pandemisë, në Komunën e Pejës janë regjistruar gjithsej 83 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 72 janë shëruar, 2 kanë ndërruar jetë ndërsa aktiv janë edhe 9 raste./Gazeta Sinjali/