Një lajm shumë i mirë ka ardhur nga futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.
Sulmuesi gjigant i është bashkuar në seancën stërvitore skuadrës turke Fenerbahce pas qëndrimit të tij jashtë fushës qysh nga fillimi i këtij muaji për shkak të një lëndimi të pësuar.
“Pyes veten se kush është kthyer?”, shkruan klubi në postimin ku nuk shihet plotësisht fytyra e sulmuesit 25-vjeçar.
Lojtari nga Prizreni nuk arriti të jetë pjesë e Kosovës në ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë këtij muaji.
Sidoqoftë, Muriqi ka arritur të lë pas problemet me lëndime dhe shpresojmë të gjejë formën e mëparshme në ndeshjet e ardhshme të Superligës së Turqisë. /Gazeta Sinjali/