image Rikthehet Superliga e Kosovës, Drita-Gjilani derbi i javës

Futboll

Futboll/ Rikthehet Superliga e Kosovës, Drita-Gjilani derbi i javës

news image

Pas pauzës në dimër, skuadra e Superligës së Kosovës në futboll do ta nisin këtë fundjavë edicionin pranveror.

Këtë javë zhvillohen gjashtë ndeshje, tri në të shtunën dhe tri në të dielën. Edicioni pranveror fillon me ndeshjen mes Ballkanit dhe Drenicës që luhet nga ora 13:00 të shtunën.

Ekipi nga Suhareka kërkon që të vazhdoj ecurinë e mirë edhe në pjesën e dytë të sezonit.

Fokusi më i madh në këtë fundjavë do të jetë në Gjilan. Atje zhvillohet derbi më i madh i futbollit në Kosovë mes Dritës dhe Gjilanit. Ndeshja fillon nga ora 13:00 të dielën.

Më poshtë keni të gjitha çiftet e kësaj jave:

E shtunë:

13:00 Ballkani- Drenica
13:00 Prishtina-Vushtrria
13:00 Ferizaj-Feronikeli

E diele:

13:00 Drita-Gjilani
13:00 Flamurtari-Trepça ‘89
13:00 Dukagjini-Llapi./Gazeta Sinjali/