image Rikthehet panairi i librit në Kosovë

Libra

Rikthehet panairi i librit në Kosovë

news image

Nga data 7 deri më 12 qershor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë organizohet edicioni i 22-të i panairit të librit.

Panairi  i librit po rikthehet në javën e parë të muajit qershor. Anita Bakalli si lexuese e librave  po i gëzohet rikthimit të  këtij panairit pasi ka mundësi që të blejë libra me zbritje 20 %, zbritje kjo që shtëpitë botuese e ofrojnë.

“Lexoj shumë libra dhe po i gëzohem këtij panairi pasi do të blej libra edhe më lirë, thotë ajo.

Në këtë panair pjesëmarrës do të jenë 100 shtëpi botuese.

Ky panair organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, në  mbështetje  të Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Prishtinës.

Edon Zeneli kryetar i Shoqatës së Botuesve  të Kosovës thotë se panair është ngjarja kryesore e librit, në të cilin paraqitet puna e gjatë e botuesve dhe lexuesit pajisen me informacione mbi botimet më të reja.

“Panairi  është ngjarja kryesore e librit, në të cilin paraqitet puna e gjatë e botuesve dhe lexuesit  do të pajisen me informacione mbi botimet më të reja’’, thotë ai.

Panairi i fundit u mbajt në vitin 2019.

/GazetaSinjali/