image Rikthehet niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Kosovë

Kosovë

Ndotje/ Rikthehet niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Kosovë

news image

Ulja e temperaturave në Kosovë po e rikthen në agjendë ditore lajmin për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit.

Gjatë ditëve të fundit në vend është vërejtur ndotje më e madhe e mjedisit nga gazrat e ndryshme të liruara në atmosferë, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e banorëve.

Sipas matësve të vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë ndotja e ajrit në kryeqytet është në nivel  të pashëndetshëm.

Kjo gjendje vije si pasojë e lirimit të tymit nga termocentralet, gazrave nga automjetet si dhe nga ngrohja me qymyr, dukuri kjo e shpeshtuar viteve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë problematikë, Instituti për Politika Zhvillimore në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë sot mbajnë prezantimin “SDG BRUNCH 5: Ndotja e ajrit në Kosovë: Prej perspektivës së OZHQ-ve dhe Agjendës 2030”.

Me këtë rast do të shpalosen 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që synojnë t’i japin fund varfërisë ekstreme dhe të krijojnë një botë të shëndetshme dhe të qëndrueshme deri në vitin 2030.

Në qendër të tyre qëndron shëndeti, mirëqenia e njerëzve dhe planeti ynë, që do të thotë ndotja e ajrit – vdekjet, aftësitë e kufizuara që shkakton dhe lidhja e ngushtë me ndryshimet klimatike janë kërcënim i madh ndaj vizionit për një botë më të mirë.

Sidoqoftë, këto objektiva mund të ndihmojnë në luftën kundër ndotjes së ajrit./Gazeta Sinjali/