Ndërmarrja Publike “Hekurudhat e Maqedonisë” ka informuar se nga data 9 mars (e hënë), do të rikthehet në qarkullim linja e trenit në relacionin Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas.
Nga kjo ndërmarrje kanë deklaruar se qarkullimi i trenit u ndërpre për shkak të disa problemeve teknike dhe tashmë me tajkalimin e tyre, ai sërish do të funksionalizohet.
“Orari i trenave mbetet i njejti si më parë. Nisja nga Shkupi do të jetë në ora 16:10, ndërsa treni pritet të mbërrijë në Prishtinë në ora 19:10. Për sa i përket relacionit Prishtinë –Shkup, nisja do të bëhet në ora 07:10, ndërsa treni pritet të mbërrijë në Shkup në ora 09:52”, thonë nga ndërmarrja “Hekurudhat e Maqedonisë”.
Ata shtojnë se rivendosja në itinerar të trenit në fjalë, pritet të shtojë dukshëm lëvizjet е udhëtarëve, aq më shumë kur kemi parasysh nevojat e përditshmërisë që kanë qytetarët, si dhe lidhjet farefisnore të njerëzve në të dyja anët e kufirit./GazetaSinjali/