image Rikthehet mësimi online në këtë shkollë private në Gjilan, katër mësues dalin pozitivë me koronavirus

Arsim

Rikthehet mësimi online në këtë shkollë private në Gjilan, katër mësues dalin pozitivë me koronavirus

news image

Nga e hëna nxënësit e shkollës private “Hello” në Gjilan do ta vijojnë mësimin online (në distancë), pasi që katër mësimdhënës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ky vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali, është marrë sot nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Përveç kësaj shkolle, Zemaj sot ka marrë vendim që edhe shkollat “Pavarësia” dhe “Prenk Jakova” në Prishtinë të kalojnë në mësim online.

Më poshtë gjeni vendimin e plotë. /Gazeta Sinjali/