image Rikthehet mësimi në shkollë në këtë gjimnaz të Prishtinës

Arsim

Rikthehet mësimi në shkollë në këtë gjimnaz të Prishtinës

news image

Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, “Ahmet Gashi” në Prishtinë, sot ka filluar punën në skenarin “B”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, kjo shkollë do të fillojë të hënën mësimin me skenarin “B”, pra mësimi në shkolla, pasi që deri më tani ishte duke zhvilluar në skenarin “C”, mësimi online, për shkak se disa mësimdhënës dhe nxënës kishin rezultuar pozitivë me koronavirus.

Njoftimi i plotë:

TASK FORCA e shkollës,në mbledhjen e vet të mbajtur me dt 20.11.2020 , vendosi që nga data : 23.11.2020 (e hënë) mësimi në shkollën tonë të zhvillohet nga Skenari C në Skenarin B.

Mësimi për nxënësit që vijnë në shkollë do të mbahet me orar të rregullt ku ora mësimore do të zgjat 30 minuta.
Mësimi për nxënësit që do të mbajnë mësimin nga distanca do të realizohet me anë platformës GOOGLE CLASSROOM,ku mësimdhënësit njësinë mësimore që e spjegojnë me nxënësit që janë në shkollë do t’a përgatisin në formën e prezantimit për t’ua shpërndarë nxënësve që janë në distancë.
Ky material do të dërgohet tek nxënësit që janë në distancë brenda ditës ku ata do t’a kenë mundësinë t’i marrin materialet mësimore/detyrat, etj. sipas orarit të rregullt mësimor.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur orarin e ziles :

NDËRRIMI I PARË

FILLIMI MBARIMI PUSHIMI

1. 8:00 8:30 5′
2. 8:35 9:05 5′
3. 9:10 9:40 20′
4. 10:00 10:30 5′
5. 10:35 11:05 5′
6. 11:10 11:40 –

NDËRRIMI I DYTË

FILLIMI MBARIMI PUSHIMI

1. 12:00 12:30 5′
2. 12:35 13:05 5′
3. 13:10 13:40 20′
4. 14:00 14:30 5′
5. 14:35 15:05 5′
6. 15:10 15:40 –

/Gazeta Sinjali/