image Rikthehet koronavirusi në Istog, vetizolohen 17 persona

Shëndetësi

Rikthehet koronavirusi në Istog, vetizolohen 17 persona

news image

Nga 29 rastet pozitive që u konfirmuan me koronavirus sonte në Kosovë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, një rast është nga Komuna e Istogut (fshati Shushicë), shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo komunë nuk kishte raste të reja që nga data 24 maj.

Ekipi i Qendrës së Klinikës së Mjekësisë Familjare në Istog me ekipin e Policisë së Kosovës kanë identifikuar kontaktet e afërta dhe kanë rekomanduar vetizolimin e 14 personave në fshatin Shushicë dhe tre të tjerëve në fshatin Vrellë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, i cili shtoi se sot në këtë komunë është testuar vetëm një person i cili më vonë ka rezultuar pozitiv.

“Vetëm një person është testuar sot. Është nga fshati Shushicë. Ai është trajtuar 4 ditë në QKMF në Istog si bronkit kronik, por pasi gjendja nuk është përmirësuar ka shkuar në Spitalin e Pejës të cilët e kanë udhëzuar për QKUK ku është testuar për COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Osmanaj.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë e deri sot në Istog janë konfirmuar 9 raste pozitive me koronavirus, 7 prej tyre janë shëruar, një ka vdekur, ndërsa një është rast aktiv./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1728680477283703&set=a.468983729920057&type=3&theater