image Rikthehet entuziazmi i madh, për tre orë shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Çeki

Futboll

Rikthehet entuziazmi i madh, për tre orë shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Çeki

news image

Nëse në gusht entuziazmi ishte i madh, tani është kthyer në ethe. Kombëtarja shqiptare ka krijuar një iluzion të fortë tek tifozët pasi është shumë pranë finaleve të Europianit 2024, dhe kjo ka bërë që kërkesa për bileta për ndeshjen e radhës të jetë përtej çdo imagjinate.

Në 12 tetor kuqezinjtë luajnë ndaj Republikës Çeke në Tiranë, dhe ashtu siç njoftuan edhe burimet e Federatës Shqiptare të Futbollit interesimi për të qenë në “Air Albania” është tepër i madh.

Pasi dolën në shitje të premtën mbrëma, të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur përreth tri orë.

Në stadiumin i cili ka kapacitet prej 22 mijë e 500 ulëseve, duke u bazuar në të dhënat në sistemin online “𝐞𝐛𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚.𝐚𝐥”, tashmë nuk ka asnjë vend të lirë.

/GazetaSinjaliSport/