image Rikthehet B2, Kurti: Për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak

Politikë

Rikthehet B2, Kurti: Për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot është kthyer në punë blloku B2 i TC “Kosova B”, me fuqi 245 MW.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky është një lajm i mirë për të gjithë.

“Rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje. Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MW. Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim”.

“Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila!”, ka shkruar Kurti./GazetaSinjali/