image Rikthehen zjarret e 'ferrit' në Los Angeles të SHBA-së, mijëra të evakuuar

Botë

Rikthehen zjarret e ‘ferrit’ në Los Angeles të SHBA-së, mijëra të evakuuar

news image

Mijëra persona janë evakuuar nga rajoni i luginës Cherry në Los Angelos të SHBA-së, si pasojë e disa vatrave të mëdha zjarri që kanë përfshirë këtë zonë prej të premtes.

Temperaturat e larta dhe erërat e fortë kanë ndihmuar zjarret të përhapen me shpejtësi të madhe duke shkrumbuar çdo gjë që kanë gjetur përpara në një sipërfaqe prej 12 mijë hektarësh.

Më shumë se 370 zjarrfikës, helikopterë dhe avionë janë angazhuar për shuarjen e vatrave, por situata mbetet ende e rëndë, ndërkohë që autoritetet po përgatiten për të evakuuar banorë të tjerë. /Gazeta Sinjali