Një film amerikan i vitit 1987 mund të jetë një ëndërr që dëshiron ta ndjekësh. Për të tjera, ëndërr është edhe të shkelësh në vendet ku është xhiruar ku film.
“Dirty Dancing” është padiskutim një nga produksionet që edhe pse i krijuar më shumë se 30 vite më parë, vazhdon të frymëzojë dhe të pëlqehet nga miliona njerëz.
Një nga skenat më të bukura të këtij filmi është momenti i provave në liqen. Që nga momenti kur filmi u shfaq në kinema, liqeni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhoqi shumë vizitorë.
Fatkeqësisht 12 vite më parë liqeni u tha. Sot, ambientalistët tregojnë se liqeni është përtërirë dhe është gati të presë turistë, që jo vetëm ëndërrojnë të shkojnë aty, por edhe të guxojnë ta realizojnë skenën e famshme të fimit.
“Dirty Dancing” filloi jetën e tij si një film me buxhet të ulët nga një studio e re, “Vestron Pictures”, por shumë shpejt u bë një hit i ekranit të shtatë.
Që nga viti 2009, filmi ka fituar më shumë se 214 milionë dollarë në mbarë botën, gjë që është e pabesueshme për një produksion me kosto të ulët.
U bë shumë shpejt filmi i parë i shitur më shumë se një milion kopje, ndërsa sheshxhirimet e tij janë ende joshëse për fansat e produksionit. /Gazeta Sinjali