image Rihapet mundësia për t'i paraqitur lëndët në UP

Kosovë

SEMS/ Rihapet mundësia për t’i paraqitur lëndët në UP

news image

Studentët të cilët në afatin e paraparë nuk i kanë krye obligimet administrative dhe nuk kanë arritur që t’i paraqesin lëndët e kanë mundësin tani pasi që sistemi elektronik i menaxhimit për studentë (SEMS) është rihapur.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Parlamenti Studentor, të cilët kanë njoftuar se nga data 5 deri me 8 nëntor SEMS-i do të jetë i hapur, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton kjo organizatë ata student që nuk e shfrytëzojnë edhe këtë afat kohor atëher nuk mund t’i ndjekin ligjëratat dhe t’i nënshtrohen proivimeve.

“Paralajmërojmë të gjithë studentët të cilët gjatë periudhës së hapjes së SEMS-it nga data 05.11.2019-08.11.2019, nuk i kryejnë obligimet për regjistrim të semestrit dimëror, se, gjatë këtij viti akademik, nuk do të kenë mundësi tjetër për regjistrim të vitit akademik 2019/20, rrjedhimisht këta studentë nuk do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimeve apo ligjëratave gjatë vitit akademik 2019/20”, thuhet në njoftimin e tyre.

SEMS-i është rihapur me kërkesën e më shumë se 400 studentëve të cilë nuk i kanë kryer obligimet administrative për regjistrim të semestrit dimëror. /Gazeta Sinjali/