Këngëtarja e njohur me famë botërore Rihanna, ka vendosur t’i kërkojë falje publike familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve për të cilët nuk ka gjetur kohë këtë vit.
Artistja këtë e ka bërë përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Për të gjithë miqtë/ familjarët/ bashkëpunëtorët që nuk u jam përgjigjur këto muajve të fundit… ju lutem më falni. Ky vit ka qenë shumë i vështirë për mua dhe po punoj për të ashtuquajturën balancë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit.
Kujtojmë se këtë vit Rihanna ka qenë mjaft e angazhuar me punë për shkak të prezantimit të linjave të reja të rrobave dhe grimit./Gazeta Sinjali/