image Rihanna tregon se a është shtatzënë përmes një videoje

Bota e Yjeve

Showbiz/ Rihanna tregon se a është shtatzënë përmes një videoje

news image

Këngëtarja e njohur me famë botërore Rihanna, njëherë e mirë ka hedhur poshtë shkrimet se është shtatzënë.

Këtë artistja e ka bërë përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Rihanna në këtë video shfaqet e veshur me bikini të zeza, duke ecur sikur në pasarelat e modës.

https://www.instagram.com/p/B3sm4DrHrJO/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix

31-vjeçarja ka mahnitur fansat, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë fjalët më të mira për të.

Kujtojmë se Rihanna është në lidhje dashurie me miliarderin arab Hassan Jameel që nga viti 2017 dhe që prej atij momenti, pavarësisht spekulimeve të ndryshme, nuk janë ndarë nga njëri-tjetri./Gazeta Sinjali/

Image result for rihanna hassan 2019