Këngëtarja shumë e përfolur Rihanna, do të publikojë libër autobiografik.
Libri që mbanë emrin e artistes do të publikohet këtë muaj, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 75 milionë ndjekës.
“Gati pesë vjet duke e përgatitur…e lumtur që do ta ndaj me ju këtë koleksion të kujtimeve të mrekullueshme. Faleminderit të gjithë fotografëve dhe artistëve që kanë kontribuar”, ka shkruar ndër të tjera artistja.
Fansat e Rihannës do të kenë mundësi që të shohin më shumë se 1 mijë fotografi në këtë libër. Disa nga këto imazhe nuk janë parë më herët dhe do të dokumentojnë jetën e artistes që nga fillimet e karrierës.
Libri do të publikohet më 24 tetor të këtij viti./Gazeta Sinjali/