Dy artistët e njohur me famë botërore, Rihanna dhe Jay Z, i kanë dhuruar 2 milionë dollarë për luftimin e pandemisë së koronavirusit.
Fondacionet: “Shawn Carter,” dhe “Clara Lionel”, do të dhurojnë secili nga 1 milion dollarë në luftën përballë virusit.
Sipas një njoftimi për shtyp, 2 milionë dollarë të financuara nga të dy fondacionet, do të mbështesin fëmijët e punonjësve të shëndetësisë, punëtorët pa dokumente, të moshuarit dhe të pastrehët në New York dhe Los Angeles./Gazeta Sinjali/