Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, vlerëson se liria e mund dhimbjen e për këtë duhet të jemi gjithmonë krenarë.
“Gjithmonë do të jemi bashkë dhe do të jemi krenarë, liria e mund edhe dhimbjen e të tjerat”.
Në fjalimin e tij në emër të familjes Jashari, tha se është kënaqësi kur e sheh ushtrinë e Kosovës të rreshtuar.
“Është kënaqësi kur e shoh ushtrinë e Republikës së Kosovës të rreshtuar, duke falënderuar Zotin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe gjitha shtetet mike që ne e arritëm 14 vjetorin e pavarësisë dhe kjo do të qëndrojë sa të ketë jetë populli kosovarë “dem-baba-dem”.
Jashari në ceremoninë e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pati edhe një mesazh për kosovarët.
“Duhet të kemi një gjuhë të përbashkët dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin që t’i arrijmë qëllimet tona shekullore”, tha Jashari.