image Ridvan Tahiri: Egzona Feratin e gjetëm të shtrirë, pa ndjenja

Kosovë

Ridvan Tahiri: Egzona Feratin e gjetëm të shtrirë, pa ndjenja

news image

Është gjetur 26-vjeçarja nga Komuna e Skenderajt, Egzona Ferati, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga data 16 tetor e këtij viti, njofton Gazeta Sinjali.

Për gjetjen e Egzonës ishte angazhuar edhe ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri, i cili ka treguar se atë e kanë gjetur të shtrirë dhe pa ndjenja.

“Egzona Ferati është zhdukur të premten. Grupi i vullnetarëve me të marrë informatën, ka filluar kërkimet. Kur e kemi gjetur, ka qenë e shtrirë dhe pa ndjenja. Janë kontrolluar diku 7-8 fshatra që lidhin Skenderajn me Drenasin dhe në bazë të gjurmëve kemi arritur që ta gjejmë. Kemi pasur informatë prej fshatit Gllanasellë se është parë para tri ditëve. Aty kemi filluar sot në mëngjes kërkimet”, tha ai për Klan Kosovën.

Për gjetjen e Egzonës sot ishte organizuar një aksion masiv, ku numri më i madh i vullnetarëve që morën pjesë ishin nga fshati Qirez. /Gazeta Sinjali/