Këngëtari i njohur me famë botërore Ricky Martin, është bërë baba për herë të katërt.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Djali ynë Renn Martin-Yosef ka lindur’, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotos ku shfaqet me partnerin dhe djalin në dorë.
Kujtojmë se Ricky dhe Jwan janë gjithashtu prindër të binjakëve Matteo dhe Valentino, 11 vjeç, si dhe të vogëlushes Lucia, e cila ende nuk ka mbushur 1 vjet./Gazeta Sinjali/