image Richard Gere bëhet baba në moshën 70-vjeçare me gruan 33 vjet më të re

Showbiz/ Richard Gere bëhet baba në moshën 70-vjeçare me gruan 33 vjet më të re

news image

Vetëm nëntë muaj pasi u bë baba për herë të dytë, Richard Gere ka një arsye për të festuar përsëri.

Gruaja e tij Alejandra Silva është përsëri shtatzënë. Të dy kanë fëmijë nga martesat e mëparshme.

Shtatëdhjetëvjeçari Gere është babai i Homer James Jigma,  19-vjeç, dhe Alejandra është nëna e Albertit gjashtëvjeçar.

Ndërsa zbuloi shtatzëninë e mëparshme, Alejandra postoi në Instagram një foto ku çifti shfaqej me Dalai Lama, i cili preku butësisht barkun e saj për të bekuar fëmijën e saj ende të pa lindur.

Çifti u njoh në vitin 2014, dhe u martua në prill 2018 në Nju Jork.